E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marin refuzon Premierligën

Nga Express më 16 qershor 2011 në ora 18:11

Menaxheri i mesfushorit të Werder Bremenit, Marko Marin ka bërë të ditur se Tottenham dhe Liverpool kanë oferta të refuzuara për reprezentuesin gjerman.

“Marko i refuzoi të dyja ekipet. Werder ka theksuar se nuk do ta shesë Marinin tani”, tha menaxheri i tij Fali Ramadani për të përditshmen gjermane Bild. Edhe Marin është shprehur i lumtur të mbetet në Werder.

“Ndihem mirë në Bremen dhe dua të mbetem këtu. Kurrë nuk kam kërkuar të largohem, dua të jem i suksesshëm këtu, ky është synimi im”, tha Marin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›