Nasri bisedon vetëm me Arsenalin

Nga Express më 16 qershor 2011 në ora 19:15
Samir Nasri mund të vazhdojë kontratën e tij me Arsenalin, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Alain Migliaccio.
Përfaqësuesi i mesfushorit francez konfirmoi se klienti i tij është në bisedime me klubin rreth vazhdimit të qëndrimit në Emirates Stadium.
“Dua të sqaroj se nuk ka ngecje me Arsenalin në bisedime rreth kontratës së re dhe ne do të takohemi sërish me trajnerin Wenger. Para se të vlerësojmë ofertat e klubeve tjera, ne do të bisedojmë me Arsenalin”, tha Migliaccio për calciomercato.com.