E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindikata: Të hënën minatorët, përbashkallëzojnë protestat

Këshilli Sindikal në mbledhjen e fundit ka vendosur për përshkallëzim të protestës së minatorëve. Sindikata kërkon të evitojë grevën e urisë duke theksuar se nuk duhet zgjidhje e situatës me masa radikale. Ndërkohë që këto vendime kanë ardhur si rezultat i pritjes së gjatë të një përgjigje nga ana e minatorëve, por duke parë se një reagim i tillë nuk ka ardhur nga ana e “ACR”, minatorët kanë vendosur të përshkallëzojnë veprimet e tyre ditën e hënë.

Ende nuk është vendosur saktësisht një vendimarrje konkrete, pasi një pjesë e minatorëve mendojnë si zgjidhje nisjen në këmbë drejt Tiranës për të protestuar gjatë rrugës, ndërsa pjesa tjetër e tyre mendojnë se do të ishte më mirë sikur të vazhdonin protestat në Bulqizë, por ato të përshkallëzohesh në një masë të madhe.
 

Minatorët kanë parashtruar disa nga kërkesat e tyre, por një nga pikat më kritika është ajo e largimit të drejtorit të minierës, gjë për të cilën “ACR” deri tani nuk është dakord, pasi e cilëson atë kërkesë artificiale dhe nuk mund të marrin masa për largimin e tij. Nga ana tjetër minatorët janë të bindur se me largimin e drejtorit gjithçka do të ishte zgjidhur.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›