E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona në grup me Milanin

Gjigantët e futbollit evropian, Barcelona dhe Milan do të jenë kundërshtarë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Napoli i Blerim Xhemajlit është tërhequr në ‘grupin e vdekjes’, atë A, me Bayern Munichun, Villarrealin dhe Manchester Cityn. Fatos Beqiraj me Dinamo Zagrebin do të përballet me Real Madridin, Lyonin dhe Ajaxin në grupin D, ndërsa Baseli i Xherdan Shaqirit dhe i vëllezërve Granit e Taulant Xhaka do të luajë në grupin C me Manchester Unitedin, Benfican dhe Galatin. Nga Express më 25 gusht 2011 në ora 18:52

Faza e grupeve e edicionit të ri të Ligës së Kampionëve do të sjellë përplasjen e dy prej superfuqive të futbollit evropian, Barcelonës dhe Milanit.

Gjiganti katalan dhe ai milanez do të jenë kundërshtarë në Grupin H, të përcaktuar pas shortit të tërhequr të enjten në Monaco.

Dy skuadrat tjera që përbëjnë këtë grup janë BATE Borisov dhe Viktoria Plzen.
Shtatë herë kampioni i Evropës, Milan do të takohet me kampionin aktual të Spanjës dhe kontinentit, Barcelonën, ekip që nga shumëkush konsiderohet si më i miri i të gjitha kohërave.

Në grupet tjera, Baseli - ku paraqitet treshja shqiptare Xherdan Shaqiri dhe vëllezërit Granit e Taulant Xhaka - do të ketë punë të vështirë me Manchester Unitedin në Grupin C.

Skuadrat tjera që kompletojnë këtë grup janë Benfica dhe Galati. Grupi A është jashtëzakonisht i fortë, aty do të ndeshen Bayern Munich, Napoli (ekipi i Blerim Xhemajlit), Manchester City dhe Villarreali.

Ndërkohë, sulmuesit të Dinamo Zagrebit, Fatos Beqirajt i është realizuar ëndrra pasi në grup do të ketë ekipin e preferuar Real Madridin. Përveç spanjollëve, pejani në Grupin D do të përballet edhe me Olympique Lyonin dhe Ajaxin.

Në Grupin B, Inter konsiderohet favorit përballë CSKA Moskës, Lilles dhe Trabzonsporit. Grupi E përbëhet nga Chelsea, Valencia, Bayer Leverkusen dhe Genk. Grupi F vë përballë Arsenalin, Olympique Marseillen, Olympiacosin dhe Borussia Dortmundin.

Fituesi i Europa League, Porto është në Grupin G me Shakhtar Donetskun, Zenit St Petersburgun dhe APOEL-in. Ndeshjet e para të fazës së grupeve fillojnë më 13/14 shtator.

Fituesit dhe përcjellësit e parë kalojnë në rrethin e dytë të garës. Ekipet që përfundojnë të tretit nga secili grup do të transferohen në Europa League. Finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet në stadiumin e Bayern Munichut, Allianz Arena më 19 maj 2012.

Grupi A
1.Bayern Munchen
2.Villareall
3.Manchester City
4.Napoli

Grupi B
1.Inter
2.Cska Moskvo
3.Lille
4.Trabzonspor

Grupi C
1.Manchester United
2.Benfica
3.Basel
4.Otelul Galati

Grupi D
1.Real Madrid
2.Olympic Lyon
3.Ajax
4.Dinamo Zagred

Grupi E
1.Chelsea
2.Valencia
3.Bayern Leverkusen
4.Genk

Grupi F
1.Arsenal
2.Marsielle
3.Olympiacos
4. Borusia Dortmund

Grupi G
1.Porto
2.Shacktar Dontesk
3.Zenit
4. Apoel

Grupi H
1.Barcelona
2.Mian
3.Bate Borisov
4. Viktoria Plzen

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›