Davutoglu viziton Kosovën

Nga Express më 25 gusht 2011 në ora 20:06
Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, pritet të nisë turneun diplomatik në katër vende të Ballkanit.
Kosova do të jetë ndalesa e parë e Davutogllut, ku do të qëndrojë nga data 26 deri më 28 gusht, për të vazhduar më pas në Bosnjë e Hercegovinë me një tjetër vizitë dyditore.
Pjesë e agjendës së Davutogllut janë edhe Bukureshti e Beogradi.