Liverpool humb Meirelesin

Nga Express më 25 gusht 2011 në ora 19:45
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, ka bërë të ditur se Raul Meireles do të qëndrojë “disa javë” jashtë fushës.
Reprezentuesi portugez pësoi një lëndim në gjoks gjatë fitores 3-1 ndaj Exeter në ndeshjen e rrethit të dytë në Carling Cup.
Meireles u dëmtua në një duel me mbrojtësin Danny Coles, pas vetëm 19 minutave.
“Raul është lënduar në gjoks dhe nuk e di se sa do të mungojë. Nuk e di se sa është dëmtim serioz, por me siguri se do të qëndrojë disa javë jashtë fushës”, tha Dalglish pas ndeshjes.