Barcelona, në mëshirë të Realit

Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola ka pranuar se shpresat e skuadrës së tij për mbrojtjen e titullit në La Liga janë në mëshirë të rivalit të tyre Real Madridit, pas humbjes së befasishme 3-2 nga Osasuna të shtunën.
“Fitimi i titullit? Do të mundohemi të mbrojmë trofeun e Ligës së Kampionëve e më pas do të luftojmë në çdo ndeshje të La Ligas” tha Guardiola pas ndeshjes në Pamplona.
“Do të shohim se çka do të ndodhë. Por, tani jemi shumë prapa dhe liga do të bëhet shumë më e vështirë për ne. Në pjesën e dytë luajtëm mirë por është dashur të bëjmë më tepër në 45 minutat e para. Ishte vështirë për ne por duhet të urojmë Osasunan” përfundoi Guardiola.