Ferdinandi s’ka respekt për Suarezin

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand ka theksuar se ka humbur respektin për sulmuesin e Liverpoolit Luis Suarez.
Ferdinand refuzoi të përshëndetet me Suarezin para fitores së Unitedit ndaj Liverpoolit në Old Trafford të shtunën, pasi uruguaiani nuk ia kishte dhënë dorën Patrice Evras.
Suarez dhe Evra u takuan për herë të parë prej kur uruguaiani u dënua për tetë ndeshje pas fyerjes racore ndaj francezit.
“Pasi pashë se çka bëri, vendosa të mos ia jap dorën. Kam humbur gjithë respektin që kisha për Suarezin” deklaroi Ferdinand për MUTV.