E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitorja ndaj Udineses vlen shtatë pikë

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka thënë se fitorja ndaj Udineses të shtunën vlen shtatë pikë.

Rossonerët, me tri pikët e fituara në Friuli, u ngjitën në pozitën e parë në Serie A duke tejkaluar Juventusin që megjithatë ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

“Tani jemi në krye të tabelës. Kjo fitore vlen shtatë pikë sepse 10 minuta para fundit ne ishim të tretit në tabelë. Kurse, tani, së paku deri të mërkurën jemi lider dhe kemi gjashtë pikë më tepër se Udinese dhe katër para Lazios” deklaroi Galliani për uebfaqen zyrtare të Milanit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›