Mancini llogarit në Tevezin

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka bërë të ditur se llogarit në sulmuesin Carlos Tevez për pjesën e mbetur të sezonit.
Argjentinasi, tashmë disa muaj nuk është paraqitur me skuadrën nga Itihad prej kur inkuadrohet në lojë si rezervist në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bayernit.
Ai ishte pritur të largohet në janar por nuk arriti marrëveshje me skuadrat e interesuara përfshirë Milanin, Interin dhe PSG-n.
Kurse, Mancini ka theksuar se argjentinasi mund të jetë ende i dobishëm për Cityn. “Carlos mund të na ndihmojë në tre muajt e mbetur. Të gjithë e dimë se ai është futbollist i nivelit të lartë” tha Mancini.