E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet ne tre muaj, 70 viktima

TIRANE - Aksidentet ne vend shtojne numrin e viktimave. Te pakten 254 aksidente, me 70 viktima dhe 257 persona te plagosur, jane regjistruar ne keto tre muaj te pare te vitit ne rruget nacionale dhe ato urbane. Sipas statistikave zyrtare nga Policia e Shtetit, ne tremujorin e pare te 2008, jane shenuar 26 aksidente dhe 14 viktima me pak, qe u regjistruan ne te njejten periudhe te vitit te kaluar. "Forcimi i masave te policise rrugore ka sjelle reduktimin e numrit te aksidenteve ne shkalle vendi, per tremujorin e pare te vitit 2008", tha dje drejtori i Policise Rrugore ne Policine se Shtetit, Ajet Ibro. Per te forcuar sherbimet ne rruge mesohet se jane angazhuar edhe sherbimet e policise se rendit ne kuader te zbatimit te planeve te perbashketa, per rritjen e parametrave te sigurise ne rruge dhe parandalimin e ngjarjeve aksidentale. Ibro vecoi numrin ne renie te aksidenteve ne rrugen nacionale Tirane -Shkoder, i cili vitin e kaluar cilesohej si aksi me problematik.

A.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›