Bllokohen pije false, kapet tregtari
Fier - Agjentet e krimit Ekonomiko-Financiar kane ndaluar nje te dyshuar per falsifikim te etiketave e pijeve false ne Fier, ndersa sekuestruan mjetin me te cilin i transportonte. Bardhyl Demiri, 55 vjec, eshte kapur dje ne mesdite gjate nje kontrolli te befasishem, me akuzen e prodhimit te kunderligjshem te artikujve, mallrave industriale dhe ushqimore. Gjate kontrollit te ushtruar ne automjetin e tij, tip "Citroen", me targa FR 2992 BI, eshte gjetur nje sasi e konsiderueshme lengu pije freskuese, i cili eshte prodhuar ne punishte. Gjithashtu, policia ka gjetur e sekuestruar ne cilesine e proves materiale shishe, ambalazh, etiketa te falsifikuara dhe makineri qe sherbenin per ambalazhimin e tyre. Gjate kontrollit te ushtruar prej policise ne banesen e Demirit, jane gjetur vula e etiketa false, si dhe stampa e formulare qe jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale.
Xh. B
Xh. B