E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihma kuvajtiane per Gerdecin



Mberrijne sot per nje vizite zyrtare keshilltari i Kryeministri kuvajtian, i shoqeruar nga shoqata bamiresie dhe nje grup biznesmenesh, te cilet do te kontribuojne per ndertimin e sheshit qendror te kryeqytetit. Nderkohe qe pritet dhe dhenia e ndihmes per tragjedine e Gerdecit, ku kane humbur jeten 24 persona, jane plagosur mbi 300 te tjere dhe jane demtuar me mijera shtepi dhe biznese. Ende nuk eshte percaktuar fondi qe mendohet te dhurohet. Vizita e ketij grupi te madh bamiresish, biznesmenesh dhe ne krye te te cilit eshte keshilltari i Kryeministrit kuvajtian, behet ne kuadrin e marreveshjes mes bashkise se Tiranes dhe qeverise se Kuvajtit, per ndertimin e sheshit te kryeqytetit. Ka pasur shkembime te ndersjella vizitash, ku ne Tirane ishte Kryeministri kuvajtian, nderkohe qe vizite ka zhvilluar dhe kryebashkiaku Rama ne Kuvajt.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›