E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi fillon përgatitjet për transfertën e Bolonjës

Milano - Interi i është rikthyer stërvitjes pas pushimit një ditor të vendosur nga trajneri Murinjo pas fitores së rëndësishme me Milanin. Në javën e 25-të skuadra kampione do të luajë në transfertë me Bolonjën e drejtuar nga një ish-interist, Sinisha Mihajloviç.

Në përgatitjet për ndeshjen e “Dall’Ara”-s, tekniku Murinjo e ka ndarë skuadrën në dy grupe. Grupi i parë përbëhej nga futbollistët të cilët u aktivizuan në ndeshjen e së dielës mbrëma kundër Milanit. Për ta ka patur disa ushtrime të lehta për të ardhur në gjendjen normale pas ngarkesës së derbit. Grupi i dytë përbëhej nga pjesa tjetër e futbollistëve, të cilët kanë patur një ngarkesë normale në stërvitjen e ditës së sotme.

Interi ndodhet në krye të Serisë A me 56 pikë, 9 më shumë se Juventusi i vendit të dytë, dhe 11 më shumë se Milani i vendit të tretë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›