Barcelona nje makine golash qe shenon vazhdimisht shume

Sa herë del në fushë skuadra e Pep Guardiolës, njerëzit presin me kënaqësi që të ketë shumë gola. Barcelona thuajse nuk zhgënjen kurrë dhe 8 rrjetat e tundura të shtunën në mbrëmje ndaj Osasunës ishin thjesht prova e radhës në këtë dëshmi të pafundme.
Kishte 14 sezone që katalanasit nuk shënonin 8 në “Kamp Nou”, gjë që e patën bërë në sezonin 1997-1998 ndaj Logronjesit, por sezonin e kaluar, ata shënuan 8 gola në fushën e Almerias.
Epoka Guardiola njeh shumë rezultate të tillë, ku mund të përmenden edhe dy herë 5-0 ndaj Vijarealit e Realit të Madridit, 6-0 ndaj Vajadolidit, 6-0 ndaj Malagës, 6-1 ndaj Atletikos së Madridit po kaq ndaj Saragozës e Gihonit dhe disa 5-0 të tjera.
Ndërkaq, në fushë janë Leo Mesi dhe Sesk Fabregas. Argjentinasi me numrin 10 ka 9 gola në 7 ndeshje këtë sezon, me 3 të shënuar ndaj Osasunës, ku dha edhe dy asiste dhe goditi dy shtylla.
Bashkë me Fabregasin, kanë shënuar 13 gola, ndërsa të dy shërbejnë në mënyrë perfekte njëri-tjetrin, duke qenë tashmë shokë të pandarë. Katër asiste ka dhënë Sesk për Leon dhe 3 kanë qenë asistet e Mesit për Fabregasin.