Murinjo thumbon rivalin e tij Guardiola

Sa më shumë kalon mosha, aq më e vështirë është për njeriun që të ndryshojë dhe nga ky rregull nuk bën përjashtim as trajneri i Realit të Madridit. Zhoze Murinjo hyri menjëherë në rol, duke përdorur ironinë e tij në konferencën për shtyp, kur u pyet për fjalët e Pep Guardiolës se Barcelona mund të mos fitonte asnjë trofe këtë sezon.
“Derisa të kemi 40 pikë, synimi ynë do të jetë që të qendrojmë në kategorinë e parë. Le të shohim nëse do të arrijmë ta bëjmë këtë sa më shpejt dhe pastaj të kemi synime të tjera. Për momentin kemi 6 pikë që janë tepër pak. Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë pikë derisa të sigurojmë qendrimin në ligë”, thotë Murinjo.
Por, Reali do të luajë një ndeshje në Levante, një fushë e vështirë dhe Murinjo duhet të mendojë për të, veçse nuk është i shqetësuar për sigurinë e skuadrës së tij.
“Përballë kemi një skuadër të mirë, një skuadër konkurruese dhe agresive ndaj do të jetë e vështirë. Na duhet që të luajmë shumë mirë për të fituar ndeshjen. Sa për ndeshjen me Dinamon e Zagrebit, pak rëndësi kishte që në portë ishte Kasijas apo ndonjë tjetër, pasi Kasijas bëri vetëm një pritje në 90 minuta. E nisi dhe e përfundoi ndeshjen me bluzën e verdhë pa asnjë njollë balte”, shprehet Murinjo.