E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionati holandez/ Fejenordi kthese rrenjesore me fitoren 4-0 ne ndeshjen e fundit

Fitorja ishte e thellë, 4-0, dhe i dha kryesimin skuadrës krenare të Roterdamit, një lidership që vitet e fundit nuk është se ka qenë i zakonshëm. Fejënordi i trajnerit Ronald Koeman e fitoi ndeshjen e tij në javën e 6-të të kampionatit holandez, por pasi vuajti shumë në pjesën e parë, duhe humbur raste.

Gjithsesi, pjesa e dytë ishte e begatë, por gjithçka nisi me një gabim të mbrojtësve miq nga De Grafshap. Evers pasoi gabimisht në zonë dhe aty Shaken e rrëmbeu topin, depërtoi drejt portës dhe shënoi pas shpinës së portierit De Vinter.

Goli i dytë erdhi nga një penallti, ndërsa miqtë mbetën me 10 lojtarë në fushë. Xhon Guideti hyri në zonë, aty u rrëzua nga Van de Pavert, me gjyqtarin që akordoi 11-metërshin dhe nxorri jashtë mbrojtësin me të kuqe. Ishte minuta e 58-të dhe ga pika e bardhë shënoi vetë Guideti për 2-0.

Pa këtij rezultati gjithçka u bë më e lehtë për vendasit dhe Zherson Kabral veproi bukur në të djathtë në minutën e 67-të, duke kaluar mbrojtësit e duke krosuar për Kelvin Lerdamin dhe ky shënoi saktë me kokë për 3-0.

Fejënord pati nevojë për një tjetër penallti për të shënuar golin e 4-ët në minutën e 78-të. Pamjet tregojnë rrëzimin e Dani Fernandezit nga mbrojtësi i De Grafshapit, Xhelil Abdulla dhe vendimi i gjyqtarit ishte i pritshëm.

Gijon Fernandez qe i saktë duke e dërguar portierin në krahun e gabuar dhe duke shënuar golin e fundit të kësaj ndeshjeje. Trajneri ambicioz Ronald Koeman mund të kënaqet pasi Fejënordi i tij ka 14 pikë pas 6 ndeshjeve dhe ka shënuar 15 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›