Moto GP/ Stoner arrin fitoren e tete ne kete sezon
Kejzi Stoner jep leksione pilotimi në Çmimin e Madh të Aragonës në Spanjë, ku arrin fitoren e tetë në këtë sezon të Moto Gp. Australiani me Honda nuk e vuri për asnjë moment në diskutim fitoren dhe e kaloi finishin me shtatë sekonda avantazh ndaj shokut të skuderisë Daniel Pedroza. Në podium u ngjit edhe Horge Lorenco që la pas shpine Simonçelin dhe Spis.
Gara nisi me disa pozicione të rekuperuara nga Spis dhe me daljen nga pista të Karel Abraham. Ndërkohë, Valentino Rosi u nis në vendin e fundit nga bokset dhe nisi një rekuperim që do ta conte deri në vendin e dhjetë. Pas disa dueleve për kreun në xhirot e para, Spis dhe Simonceli e humbasin ndjeshëm ritmin, duke lënë gjithcka në duart e Stonerit dhe Pedrozës që administruan lehtësisht dy vendet e para. Nga kjo përfitoi edhe Horge Lorenco, kampioni I botës në fuqi I kufizoi dëmet në maksimumin duke arritur vendin e tretë në një pistë aspak të favorshme.
Kjo fitore e ngjit stonerin në kuotën e 284 pikëve, plot 44 pikë më shumë se Horge Lorenco, kur mbeten edhe katër gara nuk fundi I botërorit. Dovicizio, që nuk arriti të mbyllën garën e Aragonës është I treti me 185 pikë.