E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona nuk është politike

Presidenti Sandro Rosell ka mohuar se Barcelona përfshihet në politikë dhe sugjeroi se shfaqja e flamujve Senyera në El Clasico kundër Real Madridit ishte vetëm dëshmi për prejardhjen e klubit.

Gjiganti katalan organizoi shpalosjen e flamujve në tribuna para ndeshjes kundër kampionit në fuqi të La Ligës javën e kaluar. Senyera është flamur i regjionit të Katalonisë dhe shpalosja e tij në El Clasico ishte konsideruar nga shumëkush si intensifikim i përpjekjeve për pavarësim nga Spanja. Mirëpo, Rosell e distancoi klubin nga aktivitetet politike.

“Prej kur më kujtohet mua, në ngjarje kryesore Barcelona gjithmonë ka shfrytëzuar mozaik dhe Senyera”, deklaroi ai për të përditshmen El Periodico.

“Nuk e di pse bëri kaq shumë bujë tani. Nuk e kuptoj pse dikush mund të ndihet i ofenduar për shkak se Barcelona shpalosi Senyera. Ne nuk ofendohemi nëse klubet tjera shpalosin flamuj dhe tregojnë rrënjët e tyre”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›