Trazira në ndeshjen Senegal-Breg i Fildishtë (video)

Takimi fillimisht u ndërpre dhe më pas u pezullua përfundimisht për shkak të përleshjeve në shkallët e stadiumit mes dy tifozerive. Bregu i Fildishtë kishte fituar 4-2 ndeshjen e parë, dhe kryesonte 2-0 në sfidën e dytë në momentin kur tifozët filluan të hidhnin gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të futbollistëve të pranishëm në fushë, ndërsa iu vunë zjarrin shkallëve të stadiumit duke nisur dhe përleshjet mes tyre.
Forcat e rendit shoqëruan jashtë stadiumit lojtarët e të dyja skuadrave, mes të cilëve ishin të pranishëm edhe yjet Dider Drogba, Yaya dhe Colo Toure, Demba Ba, e Cisse. Në këto incidente mbeti i plagosur dhe ministri i Sportit të Senegalit, El Hadji Malick Gackou, që u godit në kokë nga një gur.
Pas kësaj ngjarjeje pritet tashmë një pezullim i rëndë për Federatën Senegaleze të Futbollit ndërsa një zëdhënës i qeverisë deklaroi se ministri është jashtë rrezikut për jetën.