Barcelona nuk është robot

Por, Busquets paralajmëron se ekipi mund të ketë edhe përballje të vështira sikurse ajo përballë Granadas ku fituan me rezultat minimal 1-0. “Nuk është lehtë. Ne nuk jemi robotë as makina. Nganjëherë gjërat shkojnë mirë ose keq. Të shënojmë pesë gola dhe të mbajmë portën e pamposhtur është gjithmonë mirë” tha ai për uebfaqen zyrtare të Barcelonës.
“Tifozët janë mësuar me fitoret tona të shpeshta por nuk mund të fitojmë gjithmonë 5-0. Gjëja kryesore është të luajmë mirë dhe kur nuk e bëjmë këtë, të mundohemi të përmirësohemi”, shtoi reprezentuesi spanjoll. Busquets lavdëroi kontributin e sulmuesit Lionel Messi i cili ka realizuar 13 gola në 10 xhiro në La Liga.
“E dimë se Messi është futbollisti më i mirë në botë, ai është lider i këtij ekipi dhe ai që e bënë dallimin në fushë” përfundoi Busquets.