Flamurtari arrin fitore te merituar 3-1 ne Ballsh
Superliga duket se nuk do të ketë vetëm Tiranë e Teutë. Kjo sepse Flamurtari dha një kushtrim që nga Ballshi, aty ku mendohej se do të shkatërrohej sërish, por ku u ringjall që nga hiri si Feniksi i lashtësisë, duke fituar 3-1, me golat e shënuar në pjesën e dytë.
Gjithsesi, ndeshja nisi shumë e vështirë për miqtë, pasi Abazaj iu afrua golit që në minutat e para, ndërsa loja e ashpër nuk mungoi duke e hutuar në ndonjë rast gjyqtarin Taullaraj.
Vlonjatët u përgjigjën me një gjuajtje të Prognit me topin që përfundoi paksa jashtë, por më i saktë ishte Fjodor Xhafa në krahun tjetër. Vlonjati përfitoi nga hutimi i miqve për të shënuar nga jashtë zone, ndërsa portieri Spaho kishte humbur më parë kapelen e tij që e mbronte nga dielli.
Në fund të pjesës së parë, Veliu provoi nga largësia, por Egbo grushtoi dhe gjithçka u la për t’u vazhduar pas pushimit.
Flamurtari e nisi pjesën e dytë me mendje tjetër dhe këtë e tregoi që në sekondat e para Telushi me një gjuajtje të rrezikshme.
Trajneri Lutaj forcoi sulmin duke hedhur në fushë sulmuesin Brkiç në vend të Prognit dhe menjëherë pas kësaj, vlonjatët rrezikuan, por vetë Brkiç e Shtupina nuk vepruan siç duhet.
Pas kësaj erdhi goli i barazimit, shënuar nga Nijazi Lena me një gjuajtje të shkëlqyer me të majtën, pa i lënë asnjë shans Egbosë. Ishte minuta e 65-të dhe festa ishte krejtësisht vlonjate në Ballsh.
Më tej, miqtë mund të kishin shënuar golin e dytë, por Hysa u vonua dhe gaboi, ndërsa vetëm një minutë më pas, Bylis u duk se me të drejtë pretendoi për penallti kur kapiteni Dimo u rrëzua në zonë pas një kontakti. Taullaraj vazhdoi lojën.
Megjithatë pjesa e dytë ishte e gjitha kuqezi, dhe u desh sërish një pasaktësi e Hysës dhe një reagim i Egbosë që të mos shënohej goli i dytë.
Një gol i dytë që gjithsesi nuk vonoi. Për ta shënuar menduan Brkiç e Hysa, pasi i pari shërbeu bukur për të dytin dhe sulmuesi tiranas u tregua gjakftohtë duke e kaluar Flamurtarin në epërsi.
Gjërat morën tatëpjetën për ekipin vendas kur në minutën e fundit të ndeshjes, Telushi fitoi një penallti për kuqezinjtë i penguar nga Egbo, pasi mbrojtësi Silva bëri një gabim të pafalshëm.
Nga pika e bardhë gjuajti kapiteni Sakaj dhe nuk gaboi, për të fiksuar shifrat 3-1, shifra që vlonjatët ndoshta as nuk i kishin ëndërruar. Veçse, miqtë ishin sërish pranë golit në minutën e tretë shtesë, pa arritur të shkonin në 4-1.
Pikërisht në fund, njëri nga anësorët pati gjak në buzë, i goditur, por pa u kuptuar mirë se nga kush apo nga çfarë, por Taullaraj nuk e zgjati shumë, por e mbylli këtë përballje. Tri pikë të shkëlqyera për Flamurtarin që ka tani 15 pikë pas 7 javësh.