E Shtunë, 31 Tetor 2026

Favoritët, afër kualifikimit

Gjigantët evropianë Barcelona, Milan, Arsenal e Chelsea janë në prag të sigurojnë kualifikimin nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve. Rossonerët dhe Blaugrana janë mysafirë të BATE, respektivisht Vitoria Plzenit në Grupin H. Arsenali pret Marseillen në Grupin F, ndërsa Chelsea i shkon Genkut në Grupin G.

Milan dhe Barcelona mund të kualifikohen nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve dy ndeshje para përfundimit të saj dhe të zvogëlojnë rëndësinë e përballjes së tyre këtë muaj në një ‘miqësore’, nëse të dyja fitojnë përballjet e tyre përkatëse të martën.

Nga ndeshjet e së martës, edhe Arsenali dhe Chelsea mund të sigurojë kualifikimin nga përballjet e tyre kundër Olympique Marseilles, respektivisht Genkut. Pas befasive të vogla në fillim, faza e grupeve sërish rrezikon të bëhet vetëm stërvitje për ekipet e mëdha, duke kundërshtuar mendimin se nuk ka ndeshje të lehta në futboll.

Nga tetë grupet, në përjashtim të Benficas, i vetmi lider i befasishëm është APOEL Nikosia që pret Porton në Grupin G. Me një pikë më tepër se Zenit St Petersburg dhe Porto, APOEL mund të bie në pozitën e tretë nëse mposhtet e rusët fitojnë përballë Shakhtar Donetskut në takimin tjetër të këtij grupi.

Ky grup dallon nga ai H, ku Milan dhe Barcelona kanë marrë nga shtatë pikë nga tri ndeshjet e para, ndërsa BATE Borisov dhe Viktoria Plzen kanë nga një secila. Milan viziton BATE-n, ndërsa Barcelona është mysafire e Viktoria Plzenit në Pragë.

Dy fitore të tjera për dy gjigantët do të garantojnë kualifikimin e tyre për në mesin e 16 ekipeve më të mira të kontinentit dhe zvogëlojnë rëndësinë e përballjes së tyre më 23 nëntor në San Siro në vetëm çështjen e fituesit të grupit.

Arsenali, me shtatë pikë, ka vetëm një më tepër se Olympique Marseille në Grupin G, por kombinimi i takimeve të ardhshme nënkupton se ata mund të përfundojnë në dy pozitat e para. Në grupin e njëjtë, kampioni i Bundesligës, Borussia Dortmund – njëra prej dëshpërimeve më të mëdha deri më tani – pret Olympiakosin.

Lideri i Grupit E, Chelsea viziton Genkun, kundërshtar të cilin dy javë më parë e shkatërroi 5-0 dhe me një fitore të re do të sigurojë kualifikimin, nëse Valencia dështon të mposhtë Bayer Leverkusenin në shtëpi.

Grupi E

Genk-Chelsea 20:45

Valencia-Leverkusen 20:45

Grupi F

Arsenal-Marseille 20:45

B.Dortmund-Olympiakos 20:45

Grupi G

Zenit St. Petersburg-Shakhtar 18:00

APOEL-FC Porto 20:45

Grupi H

BATE-Milan 18:00

Viktoria Plzen-Barcelona 20:45

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›