E Diel, 1 Nëntor 2026

Los Anxhelos Galaksi fitoi 1-0 ndaj Red Bullit te Nju Jorkut

 Sezoni i futbollit në tokën e premtuar ka hyrë në fazën përmbyllëse. Liga profesioniste amerikane po luan plej ofin dhe në kuadër të tij në Nju Xhersi u ndeshën Red Bull i Nju Jorkut dhe Galaksi e Los Anxhelosit.
Tieri Henri ishte përballë Dejvid Bekamit, dy njohje të vjetra që kur luanin përballë në kampionatin anglez.

Dhe ishte pikërisht ky “Djaloshi i artë anglez” që doli fitues në një ndeshje që Galaksi e bëri të vetën me rezultatin 1-0. Goli erdhi pas një krosimi të Bekamit, të cilin Majk Megi e dërgoi në rrjetë që në minutën e 15-të.

Natyrshëm që vendasit nuk u dorëzuan dhe u përpoqën që të paktën të barazonin në Harrison dhe ishte Henri që pati një rast të mirë për gol. Gjuajtja në formë gërshëre e sulmuesit francez përfundoi jashtë dhe kjo ndodhi që në minutën e dytë të kësaj pjese.

Në minutat e fundit ishte sërish Henri që mori përsipër një goditje dënimi, por gjuajtja e tij ishte e gabuar dhe larg kuadratit të portës së miqve.

Tashmë, dy skuadrat do të ndeshen në Los Anxhelos nesër, në ndeshjen e dytë të gjysmëfinaleve të konferencës dhe kjo përballje mund të jetë vendimtare. Galaksi ka nevojë për një fitore ose barazim që të kualifikohet për në finale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›