E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cassano do të rikuperohet

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani është optimist se Antonio Cassano do të bëjë rikuperim të plotë pas frikës së kishte pësuar sulm në tru në rikthim nga Roma të shtunën mbrëma.

Cassano u dërgua menjëherë në një klinikë pasi aeroplani i Milanit ateroi në aeroportin Malpensa pas fitores së ekipit 3-2 ndaj Romës.

“Kam biseduar me Antonion. Jam i bindur se ai do të përmirësohet, qysh tani ndihet më mirë. Është në disponim të mirë dhe duket i qetë”, tha Galliani për mediet italiane të hënën.

Agjencia e lajmeve ANSA tha se pasagjerët kishin parë Cassanon duke bërë shaka me bashkëlojtarët para shfaqjes së problemeve të papritura me të pamurit, të folur dhe lëvizje.

Ky është lëndimi i dytë serioz që e godet një futbollist të Milanit këtë sezon pasi mesfushori Gennaro Gattuso lufton për shërimin e një problemi nervor në syrin e tij të majtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›