E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona nuk kërkon mbulesë për Villan

Barcelona nuk planifikon që gjatë afatit kalimtar të janarit të kërkojë zëvendësim për sulmuesin e lënduar David Villa ose mesfushorin Ibrahim Afellay, dhe do të promovojë futbollistë nga ekipi junior, ka njoftuar nënkryetari i klubit, Josep Bartomeu.

Villa ka thyer këmbën e tij të majtë dhe do të mungojë për deri në pesë muaj ndërsa Afellay pritet të rikuperohet nga operacioni në gju në prill.

“Edhe pse Villa dhe Afellay janë të lënduar, ne nuk ndryshojmë filozofinë tonë sportive. Futbollistët nga akademia, sa herë që janë aktivizuar kanë dhënë rezultate të mira” tha Bartomeu për mediet spanjolle.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›