E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona nuk përmirëson ofertën për Fabregasin

Nga Express më 27 mars 2011 në ora 21:03

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka insistuar se klubi nuk do të përmirësojë ofertën e tyre për kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas, gjatë verës.

Gjiganti katalon u mundua të rikthejë Fabregasin në Nou Camp, vitin e kaluar, por nuk arriti ta bindë Arsenalin ta shesë mesfushorin.

Së fundmi, thuhet se Barcelona do të tentojë përsëri për transferimin e Fabregasit, mirëpo Rosell është i vendosur se klubi nuk do të përmirësojë ofertën për reprezentuesin spanjoll.

“Barcelona nuk do të ofrojë 50 milionë euro për Fabregasin, verën e ardhshme. Kjo është e vendosur, edhe nëse Guardiola kërkon këtë futbollist, ne nuk do të paguajmë këtë shumë”, tha Rosell.

Barcelona kishte ofruar 40 milionë euro për Fabregasin, por ajo u refuzua nga Arsenali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›