Mexes preferon qëndrimin në Itali

Nga Express më 27 mars 2011 në ora 17:45
Philippe Mexes pranon se mund të largohet nga Roma si transfer i lirë gjatë verës, por pret të mbetet në Serie A.
Reprezentuesi francez spekulohet se kërkohet nga klube të ndryshme, duke përfshirë Arsenalin, Milanin dhe Juventusin, pasi ende nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së tij me Romën, që skadon në fund të këtij sezoni.
“Është e vërtetë se do të jem pa kontratë, por jam i qetë rreth kësaj situate. Do të vlerësoj ofertat, e pastaj do të vendos. Preferoj të mbetem në Itali”, tha Mexes për mediet franceze.