Arsenali ndjek Afellayn

Nga Express më 27 mars 2011 në ora 15:59
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është i interesuar në mesfushorin e Barcelonës, Ibrahim Afellay.
Sipas The Daily Star Sunday, trajneri i gjigantit katalon, Pep Guardiola është i gatshëm të shesë holandezin 24 vjeç, i cili nuk ka dhënë shkëlqimin e pritur pas transferimit në Nou Camp, gjatë janarit.
Afellay iu bashkua Barcelonës nga PSV Eindhoven, mirëpo nuk ka arritur të zërë vend në formacionin bazë të ekipit dhe Guardiola mund të përdor Afellayn si ‘grep’ për transferimin e kapitenit të Arsenalit, Cesc Fabregas, gjatë verës.