E Shtunë, 31 Tetor 2026

Domenech është i çmendur

Nga Express më 27 mars 2011 në ora 22:13

Mesfushori i Aston Villës, Robert Pires e ka quajtur ish-selektorin e Kombëtares franceze, Raymond Domenech të “çmendur”.

Pires, ish-reprezentuesi i Trekolorëve, ka komentuar bojkotin e futbollistëve gjatë Kampionatit botëror 2010 duke thënë se kupton sjelljen e tyre duke pasur parasysh se kënd e kishin për trajner.

“I kuptoj futbollistët, ishin të udhëhequr nga një njeri i çmendur, Raymond Domenech. Flas nga përvoja. Kur isha i ftuar të luaj për Francën dhe ai ishte selektor, ndihesha shumë keq”, tha Pires.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›