E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona optimiste për qëndrimin e Guardiolës

Drejtori sportiv i Barcelonës Andoni Zubizarreta është optimist se trajneri Pep Guardiola do të vazhdojë kontratën e tij me klubin.

Guardiola preferon marrëveshje njëvjeçare kurse ajo e tanishmja i skadon në fund të këtij sezoni që ka zgjuar spekulime rreth largimit të tij në qershor. Por, Barcelona nuk brengoset.

“Kushtet janë të favorshme që Pep të vazhdojë me ne” tha Zubizarreta gjatë një interviste me radiostacionin katalan RAC1. Zubizarreta theksoi se klubi nuk ka formuar listë prej kandidatëve të mundshëm për trajner nëse Guardiola vendos të largohet.

Vitin e kaluar, Guardiola priti deri më 8 shkurt para se të nënshkruajë kontratën e re njëvjeçare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›