Forlan, e ardhmja në katër muaj

Mallkimi mori fund. Sulmuesi i Interit, Diego Forlan do të jetë titullar kundër Novaras të dielën.
Trajneri Claudio Ranieri ka përzgjedhur uruguaianin si partner të Diego Militos, kurse pas tyre pritet të jetë Wesley Sneijder. Për Forlanin, kjo do të jetë një ndeshje me rëndësi, sidomos për të ardhmen e tij në Giuseppe Meazza.
Pas transferimit në klub në fillim të këtij sezoni, Forlan ka zhvilluar vetëm nëntë ndeshje, shënoi vetëm një gol dhe pësoi dy lëndime muskulore. Statistika aspak pozitive.