Wenger ‘blindon’ Van Persien

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka mohuar spekulimet e medieve spanjolle rreth largimit të kapitenit Robin van Persie dhe transferimit të tij në Real Madrid.
E përditshmja spanjolle Marca fitoi Van Persien duke thënë se ndihet i nderuar nga interesimi i Realit dhe të joshur nga mundësia e paraqitjes në Santiago Bernabeu.
Por, Wenger reagoi duke thënë se: “Marca është shumë kreative, ata krijojnë tregime. E gjithë kjo situatë rreth Van Persiet është krijuar nga mediumet, nuk ka asgjë të vërtetë rreth saj”.