E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona nuk mendon ta kthejë Romeun

Drejtori sportiv i Barcelonës Antoni Zubizarreta ka thënë se klubi aktualisht nuk planifikon të kthejë mesfushorin Oriol Romeu nga Chelsea.

Romeu u largua nga Nou Camp vitin e kaluar duke iu bashkuar gjigantit londinez, por Barcelona ka opsionin për ri-transferimin e tij në fund të këtij sezoni ose tjetrit. Tani për tani, Barcelona nuk duket se llogarit në rikthimin e tij.

“Për momentin nuk mendojmë për rikthimin e tij edhe pse kemi opsionin e parë për Romeun”, tha Zubizarreta për RAC1. Më herët, menaxheri i Romeut sugjeroi se Romeu mund të kthehet në Barcelonë më 2013.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›