E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shearer, pesimist për Anglinë

Selektori i ri i Anglisë duhet të harrojë triumfin në Euro 2012 dhe të mendojë për Kampionatin botëror 2014, sipas ish kapitenit Alan Shearer. Fabio Capello dha dorëheqje nga detyra këtë javë, më pak se katër muaj para fillimit të garës në Poloni dhe Ukrainë.

“Vetëm pse Capello ka shkuar, dhe një i ri do të vjen, Anglia me gjasë nuk do të luftojë për titull në Euro”, tha Shearer për BBC Football Focus.

Shearer i cili shënoi 30 gola në 63 Paraqitje për Anglinë mes 1992-2000 ka thënë se kushdo që emërohet selektor i ri duhet të përdor Evropianin si planifikim për Botërorin në Brazil.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›