E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, prodhim vendor

Skuadra e Barcelonës ka regjistruar një tjetër rekord. Por, kësaj radhe nuk bëhet fjalë për ndonjë rekord të golave ose totalit të pikëve.

Ekipi i Tito Villanovës, për herë të parë në histori të klubit gjatë një ndeshje zyrtare pati në fushë komplet 11 futbollistë të dalë nga akademia e klubit, La Masia. Lëndimi i brazilianit Dani Alves në minutën e 13-të të takimit kundër Levantes, bëri që në lojë të inkuadrohet Martin Montoya.

Me aktivizimin e tij, gjiganti katalan krijoi komplet formacionin me ‘prodhim vendor’. Valdes - Montoya, Pique, Puyol, Alba - Iniesta, Xavi, Busquets - Fabregas, Messi, Pedro. Po ashtu nga ky formacion është interesant fakti se vetëm tre prej tyre nuk janë katalanë, Messi, Iniesta dhe Pedro.

Barcelona fitoi 4-0 dhe kështu krijoi avantazh prej 11 pikëve ndaj kampionit në fuqi Real Madrid, kurse vazhdon të ndiqet nga Atletico Madridi që ka tre pikë më pak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›