Proteste kunder Benitez
Tifozët në “Stamford Bridge” nuk e kanë harruar Roberto Di Matteo-n, trajnerin që i dhuroi Chelsea-s trofeun historik në Champions League. Kjo u konfirmua në debutimin e Rafa Benitez në krye të stolit të bluve.
Në minutën e 16-të të ndeshjes me Manchester City-n, të gjithë spektatorët u ngitën në këmbë dhe duartrokitën ish-trajnerin me korin “Është vetëm Di Matteo”. 16 ishte numri I fanellës së italianit te Chelsea, ndërsa Abramovich e ndoqi skenën pa lëvizur.
Ndeshja u shndërrua në mundësinë për të kontestuar spanjollin Benitez të emëruar përkohësisht në stol dhe për të shprehur të gjithë mbështetjen për teknikun kampion të Europës, që u shkarkua nga detyra gjatë mesjavës së kaluar.
Tifozët e Chelsea-s kanë brohoritur për Di Matteon deri në fund të sfidës që përfundoi në barazim 0-0, ndërsa parullat ndaj Benitez ishin edhe një lloj kontestimi për pronarin e klubit.
Fansat e ekipit londinez e vlerësojnë ish-trajnerin si një figurë që I ka rritur vlerat klubit. Një idhull, i cili u hodh shumë shpejt poshtë nga klubi. Në anën tjetër, Benitez shihet si një armik dhe një trajner që mbetet shumë I lidhur me Liverpool-in.
“Rafa jashtë”, “Vetëm Di Matteo”, “Kemi besim te Di Matteo jo te Benitez” ishin disa nga parullat e tifozëve. Në fund, trajneri I Chelsea-s I cilësoi si normale kontestimet, por nuk u shpreh aspak I shqetësuar në punën e tij.