E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG 125 milione euro per C. Ronaldo

Në të ardhmen e Cristiano Ronaldos është vetëm Paris Saint Germain. Nga Franca janë shtuar zërat rreth transferimit të yllit portugez në Kullën Eiffel, madje prej verës së ardhshme.

Sipas spekulimeve më të fundit, klubi i sheikëve nga Katari është gati të paguajë një shifër astronomike, rreth 125 milionë euro për të bindur Realin e Madridit dhe mposhtur konkurrentët.

Në këtë mënyrë, Leonardo nuk është dorëzuar, përkundrazi vazhdon të luajë në sulm duke rritur ofertën për Cristiano Ronaldon, pasi në tetor ishte përfolur për një çek me vlerë 100 milionë euro për afrimin e luzitanit.

Me këtë ofertë milionere, PSG duket se ka nxjerrë jashtë loje Manchester City-n dhe Manchester United, ndërsa edhe Reali nuk ka luksin që të vazhdojë të rezistojë për të mbajtur 27-vjeçarin.

Klubi “merengue” mund të pranojë ta shesë Ronaldon, që gjithsesi do të mbetej një investim shumë fitimprurës. Spanjollët shpenzuan 96 milionë euro në vitin 2009, para që janë përfituar me shitjen e fanellave dhe sponsorizime.

Florentino Perez duket i dorëzuar dhe tashmë po mendon seriozisht ta shesë yllin e skuadrës, për të cilin vazhdojnë zërat se është i pakënaqur në “Santiago Bernabeu”.

Lojtari ka edhe dy vjet kontratë dhe klauzola për prishjen e saj është një miliardë euro. Megjtihatë, Reali nuk do ti refuzonte 125 milionët e Paris Saint Germain për kartonin e Ronaldos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›