Barcelona rekordi me i bukur
Barcelona, skuadra që dominon La Ligan spanjolle dhe cilësohet si ekipi më i fortë në botë për momentin ka regjistruar një tjetër rekord. Prej minutës së 13-të të pjesës së parë të ndeshjes së fituar 4-0 me Levanten, “blaugranat” kanë luajtur në fushë me 11 futbollistë të formuar në “canteran” e famshme “La Masia”.
Pas dëmtimit të Dani Alvesh, trajneri Tito Vilanova u detyrua të hidhte në fushë Montoya-n, i cili iu shtua Valdés, Piqué, Puyol, Jordi Alba, Busquets, Xavi , Fabregas , Pedro, Messi e Iniesta, duke kompletuar një skuadër të rritur të gjithë në Akademinë e klubit.
Kjo është hera e parë që ndodh në historinë e kohëve të fundit. Vilanova, ashtu si paraardhësi i tij, Pep Guardiola vazhdon ti kushtojë një vëmendje të veçantë lojtarëve të rinj. Asnjëherë më parë te “blaugranat” nuk luanin njëkohësisht në fushë 11 futbollistë të rritur në ekipet zinxhir.
Rekordi vjen pas shifrave mbresëlënëse të mëparshme, ku në finalet e Champions League në vitin 2009 në Romë dhe 2011 në Londër, Barça aktivizonte 7 lojtarë të “La Masias”, ndërsa në finalen e Botërorit për Klube 2011, numri i elementëve të rritur në shtëpi ishte 9.
Plot 24 nga lojtarët e ekipit të parë, si edhe i gjithë stafi teknik janë formuar profesionalisht në “canteran” e Barcelonës e këtu përfshihen edhe katër kapitenët Puyol, Xavi, Iniesta e Valdés. Por, ylli më i madh i formuar në klub mbetet Lionel Messi, që me dy golat kundër Levantes, u ngjit në kuotën e 82 rrjetave në një vit kalendarik dhe tashmë është vetëm 3 gola larg rekordit absolut të Gerd Muller.