Vilas Boas nuk do të jetë trajner i Interit
Drejtori i Interit, Marko Branka, i cili ka qenë personalisht i përfshirë në bisedime për ta bindur Porton të heqë dorë nga klauzola e Andres Vilas Boas, ka konfirmuar se trajneri portugez nuk do të jetë strategu i Interit për sezonin e ardhshëm. “Andres Vilas Boas nuk do të jetë trajner i Interit, dhe jo vetëm për shkak të klauzolës së tij prej 15 milionë eurove. Tashmë bota e futbollit e di se cilat janë lidhjet e Portos dhe Vilas Boas, ndërsa klauzola vetëm sa i fuqizon këto relacione”, ka thënë Branka për ANSA. Kështu, në pole-position për pankinën e Interit është Sinisha Mihajloviç, përkundër deklaratës se do të qëndrojë te Fiorentina, ndërsa si favoritë janë edhe Delio Rossi dhe Xhanpiero Gasperini.