Barcelona shkeputet me 8 pike nga Reali i Madridit ne kampionatin spanjoll

Nuk ishte e detyruar që të merrte patjetër 3 pikët, por një skuadër kampione di si të përfitojë maksimalisht nga gabime e të tjerëve.
Barcelona kaloi fushën e vështirë të Vijarealit, me një gol të vetëm që mjaftoi për t’i dhënë fitoren dhe tani e sheh veten 8 pikë përpara Realit të Madridit që po të shtunën humbi 0-1 në “Bernabeu” me Gijonin.
Ashtu siç pritej, “nëndetësja e verdhë” u tregua kundërshtar i rrezikshëm dhe sulmuesi italian, Xhuzepe Rosi, doli dy herë rrezikshëm pranë portës së Viktor Valdesit, së pari në minutën e 5-të, kur portieri katalanas shmangu rrezikun pa shumë problem dhe më pas, në të 10-ën, por sërish Valdes reagoi me refleks duke shmangur pësimin e golit nga skuadra e Pep Guardiolës.
E kënaqur me atë që kishte ndodhur në Madrid, Barcelona priti shumë minuta derisa të tregonte veten dhe topi i parë në kuadratin e portës vendase mbërriti 7 minuta para fundit të pjesës së parë. Gjithsesi, në minutën e parafundit të kësaj pjese, David Vija mund të kishte shënuar pas një komunikimi të bukur të miqve, por Diego Lopez ishte gati.
Fillimi i pjesës së dytë rriti presionin e ekipit “blaugrana” dhe menjëherë testoi portierin vendas me anë të Ibrahim Afellait, por topi doli në korne, ndërsa një minutë më pas Vija pati rastin më të pastër të ndeshjes, pa mundur ta kthente në gol.
Barça goditi në 68’ me anë të mbrojtësit Pike që shënoi një gol shumë të bukur, por që dyshohet se topin e preku me dorë para se ta dërgonte në rrjetë. Prania e Mesit në pjesën e dytë ishte një ndihmë më shumë për Guardiolën, porse Vijareal iu afrua barazimit me anë të Borhas që gjuajti jashtë dhe me anë të Kazorlës katër minuta para fundit, por i pathyeshmi Viktor Valdes e largoi rrezikun me këmbë. Tri pikë të fituara jashtë fushe dhe një kampionat thuajse i mbyllur për Barcelonën.