E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi fitoi 2-0 ne fushen e Romes mban gjalle shpresat per Champions

Juventusi konfirmohet e madhe me të mëdhatë.

Skuadra e Del Nerit fitoi 2-0 ndaj Romës në “Olimpiko”, duke marrë një frymëmarrje oksigjeni, teksa mban gjallë shpresat për të marrë pjesë në Champions, sezonin e ardhshëm.

Juvja është e shtata me tetë pikë më pak se Udineze e vendit të kartët, ndërsa Roma mbetet e gjashta me 50 pikë. Fitorja e djeshme është padyshim meritë e portieri Storari.

Vuçiniç, Toti dhe De Rosi patën tri mundësi të arta, por zëvendësuesi i Bufonit ishte në formë të shkëlqyer dhe ruajti rrjetën të paprekur.

Juvja e nisi më mirë pjesën e dytë dhe fitoi terren, derisa gjeti golin e parë. Kur u mbush një orë lojë, Krasiç tundi rrjetën pas një pasimit të bukur të Grosos. Roma nuk dorëzohet, por fati ishte me Juven dhe në të vetmin rast që Storari u mposht, goditja e Menezit u ndal nga shtylla.

Vetëm dy minuta më vonë, Marti mbylli llogaritë duke shënuar golin e dytë për Juventusin, që shijon një tjetër fitore ndaj skuadrave të mëdha.

“Zonja e Vjetër” mundi Milanin në fazën e parë dhe Interin në fazën e dytë, por disa paraqitje mediokre ndaj ekipeve të dorës së dytë kanë vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit Del Neri.

Gjithsesi, shtatë ndeshjet e ardhshme vendosin gjithçka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›