I pandalshmi Rivaldo, 40 vjeç (video)
Dikur futbollisti më i mirë në botë, braziliani Rivaldo, ka mbushur sot 40 vjet. Pavarësisht moshës, ai nuk ka ndërmend të pensionohet nga futbolli.
Ish ylli i Barcelonës, fitues i Topit të Artë më 1999 dhe Kampionatit botëror 2002, kishte shijuar sukses edhe si futbollist i Milanit ku fitoi Ligën e Kampionëve më 2003. Ai befasoi të gjithë kur para tri vitesh nënshkroi kontratë me klubin nga Uzbekistani, Bunyodkor, e më pas shijoi një aventurë të shkurtër në Brazil te Sao Paulo para se të shokojë të gjithë duke kaluar te skuadra Kabuscorp nga Angola, ku luan edhe sot.
Në video mund të shihni dhe kujtoni dhjetë golat më të bukur të Rivaldos.