Milan ndalet ne Bolonje

E kuqja është një ngjyrë e pëlqyer në Bolonjë, por ndoshta jo kur kombinohet me të zezën. Milan nuk arriti të fitonte në “Dal’Ara” ndonëse ishte në epërsi 20 minuta para fundit dhe ky barazim 2-2 bëri që të mbetet pas Udinezes e Juventusit, ndërsa bardhezinjtë ende nuk e kanë luajtur ndeshjen e tyre.
Ndërsa synoheshin 3-pikët, përballja nisi shumë keq pasi Di Vaio kaloi në epërsi bolonjezët në minutën e 11-të duke e kaluar topin mbi kokën e portierit Amelia.
Për fatin e Milanit, mendoi Zedorf që të barazonte shifrat shumë shpejt. Pa kaluar 5 minuta, holandezi nxorri nga arkivi një nga gjuajtjet e tij të preferuara, duke mos i lënë shans portierit Zhile.
Në fund të pjesës së parë, Bolonja pretendoi penallti për top të prekur me krah pikërisht nga Zedorf, por gjyqtari Roki nuk mendoi në këtë mënyrë.
Në pjesën e dytë Milani arriti të kalonte në epërsi pasi fitoi një penallti dhe këtë e ktheu në gol Ibrahimoviç. Ishte minuta e 71-të, por barazimi erdhi shpejt, dy minuta më vonë dhe autor ishte Diamanti, ndihmuar nga portieri i Milanit, Amelia.
Skuadra e Alegrit nuk u dorëzua dhe Ibra pretendoi për penallti kur topi u prek me dorë nga Morleo në zonë, por pa dobi.
Në Udine, vendasit vuajtën shumë për të thyer një Kievo luftarake dhe që ka nevojë për pikë. Pas minutës së 68-të, ishte Antonio Di Natale që prishi barazimin 0-0, ndërsa 11 minuta më pas, i erdhi radha lojtarit serb, Dushan Basta që të dyfishonte shifrat për vendasit. Veçse, në minutën e 83-të, Paloski shkurtoi diferencën për veronezët duke lënë ndeshjen pezull deri në fund.
Në ndeshjet e tjera, Atalanta barazoi 1-1 me Katanian dhe Kaljari 0-0 me Parmën.