Kampionia Lile afer kreut te kampionatit francez
Një skuadër kampione nuk ka dëshirë të heqë dorë lehtë nga titulli. Kështu po ndodh me Lilën në Francë, që fitoi ndeshjen e radhës, 2-0 ndaj Dizhonit në fushën e vet dhe tani është vetëm 2 pikë larg kreut.
Lilë kaloi përpara që në minutën e 17-të me golin e shënuar nga Musa Sou pas krosit të Matjë Debyshisë. Miqtë mund të kishin barazuar kur Gerber gjuajti me kokë, por topi u përplas në shtyllë në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, në minutën e 58, Eden Hazar ishte protagonist për golin e dytë, duke depërtuar vetë në zonë dhe duke kombinuar me Musa Soun, për të shënuar po vetë. Më tej, Hazar mund të kishte shënuar edhe golin e tretë me një gjuajtje vollej, veçse topi u përplas në shtyllë.
Me këtë fitore, Lilë iu afrua kreut në vetëm 2 pikë, pasi Monpelje u mund të shtunën në Valensienë, ndërsa Paris SG mbërriti majën me fitoren 1-0 në Sosho. Fitorja e skuadrës kryeqytetase u arrit falë aksionit personal të sulmuesit Kevin Gameiro, që depërtoi në zonë, dribloi dhe pastaj gjuajti pas shpinës së portierit Risher. Ndërkaq, Marsejë e Bordo kanë mbetur pas, duke barazuar 0-0 mes tyre.
Monpelje e Paris SG kanë nga 36 pikë, Lilë ka 34 pas 17 javësh.