Barcelona transferon Sanchezin

Nga Express më 12 korrik 2011 në ora 16:46
Alexis Sanchez do të luajë në Barcelonë në pesë vjetët e ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle As, e cila shkruan se klubi katalunas ka arritur marrëveshje me Udinesen për transferimin e sulmuesit kilian, aktualisht i angazhuar me Kombëtaren në Copa America.
Kampioni i Evropës do t’i shpenzojë 40 milionë euro, plus bonuset, për lojtarin, i cili do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.
Në orët e ardhshme pritet zyrtarizimi i këtij transferi. Për Sanchez, interesim kishte shfaqur edhe Manchester City.