Zapata, në Villarreal

Nga Express më 12 korrik 2011 në ora 18:03
Cristian Zapata është lojtar i ri i Villarrealit. Këtë e ka konfirmuar klubi i deritashëm i lojtarit Udinese, përmes ueb faqes së vet zyrtare.
“Udinese Calcio komunikon se e ka shitur përfundimisht mbrojtësin kolumbian Zapata Valencia Cristian Eduardo te klubi spanjoll Villareal Club de Futbol.
E falënderojmë lojtarin për profesionizmin dhe angazhimin e pashoq gjatë gjashtë vjetëve sa luajti te ne. I urojmë suksese në karrierë”, shkruan në ueb faqen e klubit italian. Përpos Zapatas, edhe ylli tjetër Alexis Sanchez mund të largohet nga Udinese.