E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polici i aksidentuar homazhe per Ruzhdi ullhajn

Drejtues të Policisë së Shtetit, miq dhe të afërm mbajtën homazhe në nderim të punonjësit të policisë rrugorë të Tiranës, Ruzhdi Çullhajit, i cili humbi jetën gjatë ushtrimit të detyrës, pranë Mbikalimit të Kamzës.

Ngjarja ndodhi dje në mbrëmje, kur efektivi Çullhaj është përplasur nga një makinë, e cila vinte me shpejtësi. Megjithë ndihmën e dhënë në Spitalin Ushtarak ai ndërroi jetë në orët e vona të natës për shkak të plagëve të rënda.

Gjatë homazheve ishin të pranishëm Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, zëvendës-ministri Avenir Peka si edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›