E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bardha, një dokumentar për historinë e Shqipërisë

 

Vite më parë, punoi për të zbuluar historinë e “Vendit të shqiponjave”. Rrëmoi mes arkivash, ndoqi për muaj me radhë, xhirime 100-vjeçare, përzgjodhi mes tyre më të bukurat dhe për shumë kohë punoi për të ndërtuar një film 77-minutash. Një histori 100-vjeçare, një dokumentar, i cili nis me pamje që na kthejnë në fillimshekullin e 20-të. Në këtë vend shqiponjash, ende nën Perandorinë Osmane, përmes imazhesh bardh e zi, imazhesh të pa publikuara më parë, që vijnë radhazi, ka shkëputje, njësoj si vetë historia e këtij vendi. Donika Bardha, trashëgimtarja e familjes me të njëjtin mbiemër, këto ditë ndodhej në Shqipëri, për të pritur urimet a kritikat e shqiptarëve, gjatë premierës së dokumentarit historik “Vendi i shqiponjave”, (Historia e Shqipërisë në shekullin e XX). Është një dokumentar, për të cilin ka punuar me regjisorin Fatmir Koçi, mbi skenarin e shkruar nga shkrimtari Ismail kadare. Dhe po aq nuk ka munguar në këtë film, edhe konsulenca e regjisorit shqiptaro-amerikan, Stan Dragoti. Është një dokumentar për të cilin Bardha ka qëmtuar një material të bollshëm nga Arkivi i Filmit Shqiptar, apo dhe Instituti “Luce”. “Ndoshta ju e dini që kam kohë që jetoj në Shqipëri dhe një nga gjërat që e shoh me keqardhje është historia e Shqipërisë, e cila ka qenë e deformuar në këtë vend dhe jashtë saj është e panjohur, ose është keqkuptuar. Një ditë më fton Natasha Bega tek “Albafilm Studio” për të parë disa filma. U mahnita, e emocionuar që ekzistonin këta filma të mrekullueshëm mbi historinë e Shqipërisë, që nga fillimi i shekullit deri në ardhjen e demokracisë, nga kjo arkivë e pafundme dhe aty më lindi ideja për të bërë një film mbi historinë e Shqipërisë së shekullit XX”, tregon Bardha për gazetën.

Të dhënat

Titulli: “Vendi i shqiponjave”
(Historia e Shqipërisë në shekullin XX)
Producent: Donika Bardha
Regjisor: Fatmir Koçi
Skenari: Ismail Kadare
Konsulent: Stan Dragoti
Zëri: Michael York
77 minuta

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›