Revolucioni i heshtur britanik
Jo vetëm që për herë të parë në 314
vitet e fundit kryetari i Parlamentit
britanik është hequr nga detyra,
por parlamentarët janë kërcënuar
nga populli, që e ka bërë të qartë se
këtë herë lutjet dhe kërkesat për ndjesë
nuk do të pijnë më ujë. Deri më tani,
6 anëtarë të Parlamentit kanë bërë të
ditur largimin e tyre nga politika në
zgjedhjet e ardhshme, por korridoreve
të Westminister përflitet që 50 deri në
100, ose edhe më shumë deputetë, do
të largohen apo nuk do të zgjidhen më
para datës së zgjedhjeve. Kjo, për shkak
se besueshmëria e tyre është dëmtuar
në një masë të pariparueshme. Pasoja
e plotë e skandalit të shpenzimeve nuk
do të mësohet deri para zgjedhjeve të
ardhshme, që do të mbahen në qershor
të vitit 2010. Megjithatë, pjesa më e
madhe e britanikëve është e mendimit
se zgjedhjet duhet të zhvillohen menjëherë.
Në gjithë këtë kaos, një gjë është
e saktë, që kurdo qofshin zgjedhjet,
Parlamenti anglez nuk do të jetë më
kurrë ai i pari. Kur të vijnë zgjedhjet,
do të shohim një shumëllojshmëri
kandidatësh dhe madje pritet që të
ketë një numër të madh kandidatësh
të pavarur. E ndërkohë, ndryshimi në
kulturën parlamentare ka nisur ndërsa
parlamentarët po mundohen ende ta
marrin veten nga shpejtësia me të cilën
rrodhën ngjarjet këto ditët e fundit.
Vetëm 7 ditë më parë, Michel Martin,
kryeparlamentari, mendonte se ishte
i sigurt dhe i përjetshëm në postin e
tij. Kjo, pasi vetë Kryeministri Braun e
kishte siguruar se mbështetja e tij nuk
do t‘i mungonte asnjëherë.
Pikërisht në javën kur gjithçka dukej
e sigurt, ndodhi edhe përmbysja e
madhe dhe këtë javë zoti Martin nisi
të hapë me duart e tij "varrin" e karrierës
politike dhe këtë e bëri me një
mungesë dinjiteti e arrogance. Ai me
sjelljen e tij trembi shumë parlamentarë
që kërkonin të dinin më shumë në
lidhje me skandalet e kolegëve të tyre
të botuara në të përditshmen britanike,
"Daily Mail". Kur një parlamentare
kishte ngritur zërin dhe e kishte pyetur
se cila ishte përgjegjësia e tij e drejtpërdrejtë
në aferën e shpenzimeve, Martin
me arrogancë e kishte kërcënuar duke
i tundur gishtin tregues. Por pikërisht
kjo sjellje e tij çoi në shtimin e zërave që
nisën të kërkonin largimin e Martin nga
posti. Kështu, një parlamentar konservator
nisi mbledhjen e firmave për
një mocion mosbesimi ndaj Michael
Martin. Të dielën e kaluar, Kryeministri
Braun organizoi një takim me kreun e
Parlamentit, gjatë të cilit e siguroi këtë
të fundit se nuk do të lejonte mbajtjen
e një mocioni mosbesimi, por në këtë
rast Kryeministri nuk kishte më fuqi,
duke qenë se tashmë shumë parlamentarë
ishin bërë bashkë dhe e kishin vendosur
fatin e Martin. Ndërkohë, parlamentarët
e akuzuar për shpërdorim
vetjak të parave të taksapaguesve u
përballën me pakënaqësinë, inatin dhe
revoltën e zgjedhësve. Këta të fundit,
të pakënaqur, nuk kanë pranuar as të
mblidhen e të shkojnë në takimet me
parlamentarët e zonës, të tërbuar nga
faktet e dëgjuara.
Në këtë situatë që po rëndohej
nga ora në orë, durimi i Kryeministrit
nisi të shteronte. Kjo u duk qartë kur
zëdhënësi i kryeqeveritarit, në një
deklaratë publike, tha se tashmë fati
i kryeparlamentarit ishte në duart e
Parlamentit. Por vetë kryeparlamentari
Martin ende mendonte, sigurisht me
dritëshkurtësi, se kishte shanse për të
shpëtuar lëkurën, të paktën një shans.
Kështu, të hënën pasdite ai mbajti një
fjalim para Parlamentit, në të cilin u
kërkoi ndjesë kolegëve për sjelljet e
disa parlamentarëve, por ndryshe nga
sa priste, kundërpërgjigjja e kolegëve
ishte brutale dhe e pamëshirshme.
Martin ishte përfundimisht i poshtëruar.
Performanca e tij e ndyrë para
Parlamentit u ripërsërit gjatë gjithë
ditës në të gjitha buletinet e lajmeve
të stacioneve televizivë britanikë, derisa
ai u detyrua, më në fund, të jepte
dorëheqjen. Para se ta bënte një veprim
të tillë, Martin kërkoi edhe njëherë një
takim me Kryeministrin Braun, i cili
këtë herë i tha se padyshim karriera
e tij politike kishte mbaruar. Fjalët
për ikjen e kryeparlamentarit nisën
të përhapeshin mëngjesin e ditës së
martë dhe gjithçka u bë e qartë kur
Martin paralajmëroi një fjalim të tij
në orën 14:44 të pasdites. Në fakt, nuk
ishte një fjalim, por një kumtim që
zgjati 33 sekonda dhe përbëhej nga
vetëm 76 fjalë. Përmes tyre ai konfirmoi
largimin e tij nga posti. Ky ishte rasti
i parë i një largimi të tillë që nga viti
1695, kur kryeparlamentari i asaj kohe,
Xhon Trevor, pranoi se kishte marrë një
ryshfet të madh nga dikush. Ndërkohë,
për shumë gazeta britanike, ajo që
ndodhi mund të quhej me plot gojë
"një revolucion britanik". Më në fund,
inatosja dhe tërbimi i njerëzve sollën
ndryshime. Sa për Martin, ai deklaroi
se do të tërhiqej edhe nga pozicioni i
parlamentarit. E ndërsa kryeparlamentari
është larguar, shumë deputetë të
akuzuar për përvetësime personale të
fondeve të punës nisën të përballen me
kërkesën e vazhdueshme të llogarisë.
Një numër i madh parlamentarësh
kanë marrë kredi të ulëta për shtëpitë
e dyta ose të treta të tyre, apo kanë përdorur
paratë për çështje që nuk kanë të
bëjnë fare me detyrën.
Ndërkohë, Kryeministri bëri thirrje
për dhënien fund të të ashtuquajturit
"klubi i zotërinjve", ose mënyrës luksoze
të jetesës së shumë politikanëve
që kanë harruar se janë zgjedhur në
detyrë jo për të mbushur xhepat e tyre,
por për të lehtësuar jetën e anglezëve.
Ai ka kërkuar që personat e përlyer
duhet të lenë menjëherë postin, ndërsa
të tjerët, për të cilët ende dyshohet,
do t‘i nënshtrohen procesit të hetimit
dhe më pas do të vendoset edhe për ta.
"Revolucioni" i javës që po lemë pas
është pasqyruar gjerësisht në shtypin
botëror. "New York Times" e quajti dje
investigimin dhe zbulimin e "Daily
Telegraph" si shumë të rëndësishëm
për vetë jetën politike të Britanisë së
Madhe. Këtë herë, inati ndaj politikanëve
arriti në përmasa shumë të
mëdha. Ai pasoi gjithë pakënaqësitë
dhe revoltën e njerëzve ndaj bankierëve,
të cilët në një mënyrë tjetër,
por njëherazi me mungesë të plotë
ndërgjegjeje, kishin gjetur mundësinë
të rripnin qytetarin e thjeshtë përmes
përfitimit të bonuseve të jashtëzakonshme
edhe kur bankat e tyre kishin
falimentuar.
Po në fund të fundit, çfarë do të
ndodhë me gjithë këta parlamentarë
të akuzuar, të fajësuar, të korruptuar?
A do të ngrihet ndonjë çështje penale
ndaj tyre? Sipas disave, një gjë e tillë
është plotësisht e mundur, përveçse
e drejtë. Mbi të gjitha, këta politikanë
kanë dëmtuar rëndë besimin e njerëzve
tek institucionet e shtetit dhe do të
duhet të kalojë shumë kohë që ata të
kenë sërish besim. Për të tjerë, në këto
kushte zgjedhjet e parakohshme janë
një domosdoshmëri, pasi Parlamenti
nuk mund të vazhdojë të funksionojë
me deputetë të korruptuar. Sipas
sondazheve të para të publikuara pas
këtyre skandaleve, më shumë se gjysma
e britanikëve janë për mbajtjen
e zgjedhjeve të parakohshme dhe jo
pritjen e zhvillimin e atyre të radhës
në vitin e ardhshëm. Për sa i përket
sjelljes dhe fundit të kryeparlamentarit
britanik, ai përfaqëson gjithë
kalbëzimin e vetë sistemit, që dikur
e kishte zili e gjithë bota. Ai sistem
aktualisht është i shkatërruar dhe i
demoralizuar.
vitet e fundit kryetari i Parlamentit
britanik është hequr nga detyra,
por parlamentarët janë kërcënuar
nga populli, që e ka bërë të qartë se
këtë herë lutjet dhe kërkesat për ndjesë
nuk do të pijnë më ujë. Deri më tani,
6 anëtarë të Parlamentit kanë bërë të
ditur largimin e tyre nga politika në
zgjedhjet e ardhshme, por korridoreve
të Westminister përflitet që 50 deri në
100, ose edhe më shumë deputetë, do
të largohen apo nuk do të zgjidhen më
para datës së zgjedhjeve. Kjo, për shkak
se besueshmëria e tyre është dëmtuar
në një masë të pariparueshme. Pasoja
e plotë e skandalit të shpenzimeve nuk
do të mësohet deri para zgjedhjeve të
ardhshme, që do të mbahen në qershor
të vitit 2010. Megjithatë, pjesa më e
madhe e britanikëve është e mendimit
se zgjedhjet duhet të zhvillohen menjëherë.
Në gjithë këtë kaos, një gjë është
e saktë, që kurdo qofshin zgjedhjet,
Parlamenti anglez nuk do të jetë më
kurrë ai i pari. Kur të vijnë zgjedhjet,
do të shohim një shumëllojshmëri
kandidatësh dhe madje pritet që të
ketë një numër të madh kandidatësh
të pavarur. E ndërkohë, ndryshimi në
kulturën parlamentare ka nisur ndërsa
parlamentarët po mundohen ende ta
marrin veten nga shpejtësia me të cilën
rrodhën ngjarjet këto ditët e fundit.
Vetëm 7 ditë më parë, Michel Martin,
kryeparlamentari, mendonte se ishte
i sigurt dhe i përjetshëm në postin e
tij. Kjo, pasi vetë Kryeministri Braun e
kishte siguruar se mbështetja e tij nuk
do t‘i mungonte asnjëherë.
Pikërisht në javën kur gjithçka dukej
e sigurt, ndodhi edhe përmbysja e
madhe dhe këtë javë zoti Martin nisi
të hapë me duart e tij "varrin" e karrierës
politike dhe këtë e bëri me një
mungesë dinjiteti e arrogance. Ai me
sjelljen e tij trembi shumë parlamentarë
që kërkonin të dinin më shumë në
lidhje me skandalet e kolegëve të tyre
të botuara në të përditshmen britanike,
"Daily Mail". Kur një parlamentare
kishte ngritur zërin dhe e kishte pyetur
se cila ishte përgjegjësia e tij e drejtpërdrejtë
në aferën e shpenzimeve, Martin
me arrogancë e kishte kërcënuar duke
i tundur gishtin tregues. Por pikërisht
kjo sjellje e tij çoi në shtimin e zërave që
nisën të kërkonin largimin e Martin nga
posti. Kështu, një parlamentar konservator
nisi mbledhjen e firmave për
një mocion mosbesimi ndaj Michael
Martin. Të dielën e kaluar, Kryeministri
Braun organizoi një takim me kreun e
Parlamentit, gjatë të cilit e siguroi këtë
të fundit se nuk do të lejonte mbajtjen
e një mocioni mosbesimi, por në këtë
rast Kryeministri nuk kishte më fuqi,
duke qenë se tashmë shumë parlamentarë
ishin bërë bashkë dhe e kishin vendosur
fatin e Martin. Ndërkohë, parlamentarët
e akuzuar për shpërdorim
vetjak të parave të taksapaguesve u
përballën me pakënaqësinë, inatin dhe
revoltën e zgjedhësve. Këta të fundit,
të pakënaqur, nuk kanë pranuar as të
mblidhen e të shkojnë në takimet me
parlamentarët e zonës, të tërbuar nga
faktet e dëgjuara.
Në këtë situatë që po rëndohej
nga ora në orë, durimi i Kryeministrit
nisi të shteronte. Kjo u duk qartë kur
zëdhënësi i kryeqeveritarit, në një
deklaratë publike, tha se tashmë fati
i kryeparlamentarit ishte në duart e
Parlamentit. Por vetë kryeparlamentari
Martin ende mendonte, sigurisht me
dritëshkurtësi, se kishte shanse për të
shpëtuar lëkurën, të paktën një shans.
Kështu, të hënën pasdite ai mbajti një
fjalim para Parlamentit, në të cilin u
kërkoi ndjesë kolegëve për sjelljet e
disa parlamentarëve, por ndryshe nga
sa priste, kundërpërgjigjja e kolegëve
ishte brutale dhe e pamëshirshme.
Martin ishte përfundimisht i poshtëruar.
Performanca e tij e ndyrë para
Parlamentit u ripërsërit gjatë gjithë
ditës në të gjitha buletinet e lajmeve
të stacioneve televizivë britanikë, derisa
ai u detyrua, më në fund, të jepte
dorëheqjen. Para se ta bënte një veprim
të tillë, Martin kërkoi edhe njëherë një
takim me Kryeministrin Braun, i cili
këtë herë i tha se padyshim karriera
e tij politike kishte mbaruar. Fjalët
për ikjen e kryeparlamentarit nisën
të përhapeshin mëngjesin e ditës së
martë dhe gjithçka u bë e qartë kur
Martin paralajmëroi një fjalim të tij
në orën 14:44 të pasdites. Në fakt, nuk
ishte një fjalim, por një kumtim që
zgjati 33 sekonda dhe përbëhej nga
vetëm 76 fjalë. Përmes tyre ai konfirmoi
largimin e tij nga posti. Ky ishte rasti
i parë i një largimi të tillë që nga viti
1695, kur kryeparlamentari i asaj kohe,
Xhon Trevor, pranoi se kishte marrë një
ryshfet të madh nga dikush. Ndërkohë,
për shumë gazeta britanike, ajo që
ndodhi mund të quhej me plot gojë
"një revolucion britanik". Më në fund,
inatosja dhe tërbimi i njerëzve sollën
ndryshime. Sa për Martin, ai deklaroi
se do të tërhiqej edhe nga pozicioni i
parlamentarit. E ndërsa kryeparlamentari
është larguar, shumë deputetë të
akuzuar për përvetësime personale të
fondeve të punës nisën të përballen me
kërkesën e vazhdueshme të llogarisë.
Një numër i madh parlamentarësh
kanë marrë kredi të ulëta për shtëpitë
e dyta ose të treta të tyre, apo kanë përdorur
paratë për çështje që nuk kanë të
bëjnë fare me detyrën.
Ndërkohë, Kryeministri bëri thirrje
për dhënien fund të të ashtuquajturit
"klubi i zotërinjve", ose mënyrës luksoze
të jetesës së shumë politikanëve
që kanë harruar se janë zgjedhur në
detyrë jo për të mbushur xhepat e tyre,
por për të lehtësuar jetën e anglezëve.
Ai ka kërkuar që personat e përlyer
duhet të lenë menjëherë postin, ndërsa
të tjerët, për të cilët ende dyshohet,
do t‘i nënshtrohen procesit të hetimit
dhe më pas do të vendoset edhe për ta.
"Revolucioni" i javës që po lemë pas
është pasqyruar gjerësisht në shtypin
botëror. "New York Times" e quajti dje
investigimin dhe zbulimin e "Daily
Telegraph" si shumë të rëndësishëm
për vetë jetën politike të Britanisë së
Madhe. Këtë herë, inati ndaj politikanëve
arriti në përmasa shumë të
mëdha. Ai pasoi gjithë pakënaqësitë
dhe revoltën e njerëzve ndaj bankierëve,
të cilët në një mënyrë tjetër,
por njëherazi me mungesë të plotë
ndërgjegjeje, kishin gjetur mundësinë
të rripnin qytetarin e thjeshtë përmes
përfitimit të bonuseve të jashtëzakonshme
edhe kur bankat e tyre kishin
falimentuar.
Po në fund të fundit, çfarë do të
ndodhë me gjithë këta parlamentarë
të akuzuar, të fajësuar, të korruptuar?
A do të ngrihet ndonjë çështje penale
ndaj tyre? Sipas disave, një gjë e tillë
është plotësisht e mundur, përveçse
e drejtë. Mbi të gjitha, këta politikanë
kanë dëmtuar rëndë besimin e njerëzve
tek institucionet e shtetit dhe do të
duhet të kalojë shumë kohë që ata të
kenë sërish besim. Për të tjerë, në këto
kushte zgjedhjet e parakohshme janë
një domosdoshmëri, pasi Parlamenti
nuk mund të vazhdojë të funksionojë
me deputetë të korruptuar. Sipas
sondazheve të para të publikuara pas
këtyre skandaleve, më shumë se gjysma
e britanikëve janë për mbajtjen
e zgjedhjeve të parakohshme dhe jo
pritjen e zhvillimin e atyre të radhës
në vitin e ardhshëm. Për sa i përket
sjelljes dhe fundit të kryeparlamentarit
britanik, ai përfaqëson gjithë
kalbëzimin e vetë sistemit, që dikur
e kishte zili e gjithë bota. Ai sistem
aktualisht është i shkatërruar dhe i
demoralizuar.